Sport

TikTok bëhet sponzor gjeneral për UEFA EURO 2021


UEFA ka zyrtarizuar në pasditen e sotme që platforma sociale TikTok do jetë sponzor gjeneral për evropianin që do mbahet në verën e këtij viti.

Kjo është hera e parë që një platformë digjitale është sponzor në një nga kompeticionet madhore të organizuara nga FIFA ose UEFA.

Përmes bashkëpunimit me UEFA-n, TikTok po tenton që të blindoj reputacionin si shtëpia që fansat e futbollit mund të shfaqin pasionin e tyre.

Si një sponzor global, TikTok do të bashkëpunoj me UEFA-n që të lansojë efekte të ndryshme, sfida, lidhje direkte nga aplikacioni dhe efekte të zërit.

UEFA gjithashtu do i jap TikTok-ut akses në librarinë gjigante të klipeve historike, që për publikun të sjellin një projekt inovativ dhe bashkëbisedues.

Bashkëpunimi gjithashtu do i jap TikTok-ut të drejta ekskluzive të transmetimit të eventeve direkte të gjithë EURO 2020.

TikTok është një ndër programet më të shkarkuara në botë, në dispozicion në 150 shtete, në 75 gjuhë të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore