Boterori 2022

Tifozja kroate që po çmend rrjetin është ‘veterane’ në botëror


Shumë e njohin si “tifozja më e bukur e botërorit të Katarit”, një vajzë kroate me forma të kolme, fustan të ngushtë me motivet kombëtare të shtetit të saj dhe me një buzëqeshje diellore.

Por, pak e dinë se ajo realisht quhet Ivana Knoll dhe në kampionate botërore, është një “veterane”.

Knoll në fakt e ka ndjekur kombëtaren kroate në të tre botërorët e fundit ku ballkanasit kanë marrë pjesë (Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022).

Në botërorin e fundit madje, ajo ishte fatsjellëse, pasi Kroacia arriti të shkojë deri në finalen e madhe, ku u mposht nga Franca me rezultatin 4-2.

Gjithsesi, u quajt një arritje shumë e madhe ajo e kroatëve.

Knoll ndërkohë, po përflitet për krejt tjetër gjë tashmë në Katar, pasi ndërkohë që në Brazil e Rusi “nuk binte në sy” pasi kishte shumë tifozë si ajo, në Katar, për shkak edhe të rregullave strikte në veshjen e grave dhe vajzave, pak kanë qenë rastet kur është guxuar.

Knoll, në mënyrë origjinale, arriti të gjente një përzierje mes të qenit “e nxehtë” dhe “e mbuluar” njëkohësisht, falë një fustani me katrorë të kuq e të bardhë, i cili me dekoltenë shumë të hapur zgjatej edhe me një kapuç, për të mbuluar flokët.

Kamerat e Kupës së Botës e pikasën menjëherë Ivanën, të njohur në Instagram si Knolldoll dhe mediat tashmë, nuk kalojnë asnjë ditë pa shkruar për të.

As në botërorin e parë “mysliman” të Katarit, ku më pak është folur për futbollin, e më shumë për normat e sjelljes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore