Sport

Tifozët rumunë provokojnë boshnjakët me koret “Serbi, Serbi” (VIDEO)


Rumania u përballë me Bosnje dhe Hercegovinën në Ligën e Kombeve, të hënën në mbrëmje. Të dy skuadrat janë pjesë e Grupit 3B.

Në minutën e parë të ndeshjes nisi përplasja. Tifozët vendas fillimisht provokuan boshnjakët me këngën “Serbia” dhe më pas filloi kaosi.

Përballja mes rumunëve (djathtas) dhe tifozëve të Bosnjës (majtas) pasi tifozët e Rumanisë filluan të thërrisnin “Serbia Serbia”, më pas tifozët e Bosnjës iu përgjigjën rumunëve me “Ria Ria Hungaria”.

Pavarësisht incidenteve në fillim të sfidës, takimi u zhvillua dhe përfundoi me fitoren 4-1 të Rumanisë vendase.

Golat për rumunët u realizuan nga Dennis Man, George Puskas (dy gola) dhe Andrei Ratiu. Për miqtë shënoi futbollisti i Inter-it, Edin Dzeko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore