Sport

Tifozët irlandezë ngjyrosin Prishtinën – “do kthehemi prapë, po na pëlqen shumē”


Kosova do të jetë nikoqir i Irlandës së Veriut në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve.

Shumë tifozë irlandezë kanë zbarkuar në Prishtinë për ta ndjekur nga afër kombëtaren e tyre.

Ata kanë ardhur që nga e marta dhe po festojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndeshja Kosovë – Irlandë e Veriut do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Aktualisht grupit i prinë Greqia me gjashtë pikë, Kosova ka tre, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore