Shqipëria

Tifozët holandezë përplasen me Policinë e Tiranës, dy efektivë të plagosur


Tifozat holandezë mbrëmjen e 24 majit janë përplasur me Policinë e Shtetit shqiptar. Nga kjo kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie.

Raportohet se një grup i madh ishin nisur drejt stadiumit “Air Albania”. Policia e vendit i ka ndaluar ata pasi aty ndodhen tifozët italianë.

Konkretisht në rrugën “ Mustafa Matohiti” ndodhi edhe përplasja mes tifozëve dhe Policisë.

Ata në gjendje të dehur kanë goditur një makinë policie me blloqe betoni.

Ndërsa një tjetër incident është shënuar te Pallati me Shigjeta, ku tifozët janë përplasur me Policinë.

Në terren ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Më herët efektivët e Policisë së Tiranës shoqëruan tetë shtetas holandazë, pasi u përplasën me një shqiptar. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord, do të mbahet më 25 maj ora 21:00.

Stadiumi shqiptar u zgjodh nga UEFA si vendi ku do të luhet finalja e madhe. Sakaq Shqipëria do të mirpresë mijëra tifozë italiane dhe holandezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore