Sport

Tifozët e Roma-s sulmojnë gjyqtarin e finales së Europa League


Anthony Taylor. Photo: Unknown

Gjyqtari Anthony Taylor u sulmua nga tifozët e pakënaqur të Roma-s në aeroport, pasi anglezi drejtoi finalen e Europa League.

Ka më pak ngjarje më të vështira sesa të duhet të marrësh drejtimin e një ndeshjeje ku Jose Mourinho po menaxhon dhe mbi të gjitha humbet.

Gjyqtari i Premier League përfundoi duke shpërndarë 13 kartona të verdhë për lojtarët në fushë dhe të tjerë për anëtarët e stafit stërvitor, duke përfshirë edhe shefin e Roma-s.

Mourinho ishte aq i pakënaqur me vendimet që ishin kundër skuadrës së tij, saqë priti në parkingun e makinave pas ndeshjes për të akuzuar zyrtarët, pasi kishte hedhur tashmë te tifozët medaljen e tij të nënkampionit.

Dhe duket se veprimet e tij janë përhapur edhe te fansat me gazetarin, Michele Criscitiello që ka kapur momentin kur tifozët e Roma-s sulmojnë Taylor në aeroport.

Skuadra italiane kaloi në epërsi përmes Paulo Dybala në fillim të ndeshjes, pasi ish-trajneri i Real Madrid kishte pohuar se sulmuesi i tij kryesor do të ishte i disponueshëm vetëm për “20-30 minuta” para ndeshjes.

Mourinho kishte fituar të pesë finalet e tij evropiane përpara të mërkurës dhe në secilën prej tyre skuadrat e tij kishin udhëhequr 1-0 në pjesën e parë.

Kështu ndodhi edhe një herë teksa bilbili ra për pushim, megjithatë Sevilla kujtoi se si fitoi tre finalet e fundit të Europa League, duke i nisur në disavantazh.

Gianluca Mancini realizoi një autogol në fillim të pjesës së dytë, gjë që përfundimisht do ta çonte lojën në kohën shtesë dhe penalltitë.

Mancini dhe Roger Ibanez humbën penalltitë gjatë goditjes, duke i dhënë Gonzalo Montiel mundësinë për të realizuar dhe fituar një titull të dytë nga 11 metërshat në gjashtë muaj, pasi shënoi penalltinë fituese të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore