Radhitja

Tifozët e Milanit s’reshtin së ëndërruari/Juven e “mbysin” në rrjet


Seria A logot e ekipeve

Me fitoren kundër Lazios me rezultatin 3-2, Milani e mbylli vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ruajtur kryesimin në Serie A me 34 pikë. Edhe pa Zlatan Ibrahimoviç, ekipi ka gjetur mënyra të reja për të shënuar.

Pas dëmtimit të Ibrës në kofshë dhe në pulpë, pak kohë më parë, shumëkush mendonte se kjo do të sillte rrënimin e Milanit. por në fakt, trajneri Stefano Pioli e ruajti kryesimin e Milanit, sepse diti të gjejë skema alternative për të ruajtur vazhdimësinë e suksesit.

Interi gjithashtu ia doli ta ruante edhe këtë javë serinë e sukseseve, me fitoren në fushën e vështirë të Verona-s me rezultatin 1-2. Me këtë fitore Interi kapi kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë, një pikë pas Milanit.

Ndërsa Roma me fitoren kundër Cagliari-t 3-2 e mbylli këtë vit në vendin e tretë, me 27 pikë.

Në vendin e katërt, renditet Sassuolo me 26 pikë, e cila gjithashtu e mbylli me fitore 2020-ën, duke mundur në transfertë Sampdorian me rezultatin 2-3.

Napoli, duke mos mundur të marrë më tepër se një pikë në duelin me Torinon, mbeti në vendin e pestë, në kuotën e 25 pikëve.

Për Juven punët shkuan shumë më keq nga ç’pritej. Ajo u mund në shtëpi nga Fiorentina, me rezultatin 0-3. Me këtë humbje Juventus mbetet në vendin e gjashtë, në kuotën e 24 pikëve. Pas kësaj humbjeje, memet dhe mesazhet ironike pushtuan rrjetet sociale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore