Sport

Tifozët e Manchester United protestojnë para Old Trafford të shtunën


Një tifoz i Manchester United gjatë protestës në Old Trafford kundër familjes Glazers

Tifozët e Manchester United do të protestojnë para “Old Trafford” gjatë ditës së shtunë.

Këtë e kanë bërë të ditur vet tifozët me një baner të thjesht që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale.

Protesta do të organizohet me fillim në orën 15:00 të Anglisë, dhe 16:00 me orën tonë.

“Glazers jasht” dhe “Ole jasht” janë banerat që do të shfaqen në një protestë masive kundër gjendjes aktuale në klub.

Tifozët e djajve janë shumë të revoltuar me klubin, dhe para shkarkimit të trajnerit, dëshirojnë që nga klubi të largohet edhe familja Glazer, që zotëron aksionet e United.

Rezultatet e dobëta, dhe mungesa e ambicies, sipas tifozëve, është arsyeja kryesore që kjo protestë do të organizohet.

Gjatë ditës së sotme, u raportua që e vetmja mënyrë për largimin e Ole Gunnar Solskjaer, është nëse pozita në Champions rrezikohet.

Tifozët e konsiderojnë absurd faktin që një skuadër si kjo e Manchester United nuk mendon për titullin, por për një vend në ‘top 4’.

Në Angli, zëri i tifozëve gjithmonë del të jetë i fort, sikur edhe në rastin kur protestat e tyre ishin vendimtare që gjashtë klubet më të mëdha angleze të hiqnin dorë nga projekti i Superligës.

Protesta kundër Superligës brenda në Old Trafford
Protesta kundër Superligës në Liverpool
Protesta kundër Superligës në Londër
Protesta kundër projektit të Superligës nga tifozët e Chelsea-s

Kjo protestë, shfaq mirë situatën te United.

Se sa do të ketë sukses mbetet për t’u parë, por çdo ditë që po kalon, duke se po e zhyt në krizë edhe më të thellë 20 herë kampionin e Anglisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore