Futboll

Tifozët britanik bashkohen në protest kundër Super Ligës Evropiane


Tifozë të futbollit kanë orkestruar një protestë me qëllim kundërshtimin ndaj krijimit të Super Ligës Evropiane (ESL).

Rreth 7 qind protestues u grumbulluan jashtë stadiumit të Leeds United “Elland Road”, përpara se të zhvillohej ndeshja e vlefshme për Premier Ligën angleze kundër Liverpool-it.

Të Kuqtë (Liverpool) janë një prej gjashtë ekipeve më të mëdha të Anglisë dhe po ashtu, një prej gjashtë ekipeve themeluese të ESL-së.

Përfaqësuesi i grupit protestues u shpreh se janë të “neveritur nga veprimet e gjashtë ekipeve angleze së bashku me pronarët e tyre egoist”.

“Esencialisht ajo çka po ndodh është e tillë që, futbolli po spostohet nga një sport me tifozët në zemrën e tij, në një sport që sheh vetëm përfitimin ekonomik”, u shpreh pjesëtari i grupit të protestuesve Graham Hyde për BBC Sport.

“Gjithçka po ndodh, shihet dhe ndihet si një zhvendosje nga gjëndja fillestare në diçka kataklizmike, kurrë më parë e përjetuar. Tani është momenti të ngrihemi e njëzëri të thërrasim ‘mjaft me kaq’”, përundoi Hyde.

Protestat u zhvilluan me nuanca paqësore, me udhëheqësit e grupeve që nxisnin respektimin e masave të pandemisë Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore