Sport

Tifozat “Kuq e Zi” kërkojnë hapjen e stadiumeve


Tifozat “Kuq e zi”, tifozeria zyrtare e kombëtares Shqiptare, nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë kërkuar kthimin në shkallët e stadiumit.

Kombëtarja do zhvilloj ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2022, dhe tifozët e djemve dëshirojnë që të jenë në tribuna për t’i mbështetur ata, përkundër COVID-19.

“Tifozat Kuq e Zi” i kanë bërë thirrje Qeverisë Shqipërtare ta bëjë të mundur pjesëmarrjen e tifozëve me 30% kapacitet, pasi sipas tyre shumë vende e kanë lejuar këtë gjë.

Komunikata e plotë:

Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore) .

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore,  që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore