Film

“Ticket to Paradise” ribashkon pas 20 vitesh aktorët George Clooney dhe Julia Roberts


Aktorët e famshëm amerikan, George Clooney dhe Julia Roberts do të ribashkohen në komedinë romantike “Ticket To Paradise”, shkruan The Hollywood Reporter, transmeton Albanian Post.

Dyshja do të luajnë përkrah njëri tjetrit pas 20 vitesh, prej kur ata u shfaqën në ekranet e mëdha të kinemave me rolet e tyre në filmin “Ocean’s Eleven”.

Ticket to Paradise – i cili fillon xhirimet gjatë këtij viti do të paraqes Clooney-n dhe Roberts si një çift të divorcuar që fluturojnë për në Bali për të ndaluar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që ata bënë 25 vjet më parë.

Filmi është vendosur të drejtohet nga Ol Parker i njohur me komedinë e famshme – Mamma Mia! Here We Go Again.

Ndërsa filmi do të jetë prodhim i bashkëpunimit të Clooney Smokehouse Pictures me Robert Om Films.

Ndryshe, Clooney dhe Roberts u bënë miq të ngushtë pasi u shfaqën në ekran së bashku në filmin “Ocean’s Eleven” në vitin 2001.

Gjatë një interviste për revistën Vanity Fair, George dhe Julia folën për marrëdhënien e tyre brenda dhe jashtë ekranit.

Clooney tha se fjala e parë që i shkon në mendje kur mendon për Julia-n është “eleganca”. Ata të dy thanë se vlerësojnë një ndjenjë të miqësisë duke shtuar se “Ne funksionojmë si një familje kur jemi në xhirime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore