Përballje

Thyhet edhe ushtari i fundit i pamposhtur në Itali, Inter triumfon përballë Napoli-t


Nuk ka mbetur as edhe një ekip i vetëm pa humbje në Serie A.

Edhe pse të vuajtur, Inter ka arritur një fitore të madhe që hap çdo llogari për titull përballë Napoli-t.

Në “Guizzepe Meazza”, u zhvillua një ndeshje me shumë aksion, shumë gola dhe një fitues.

Të parët epërsinë e gjetën liderët e tabelës, Napoli.

Pas një asistimi të Lorenzo Insigne, topin në rrjetën e Handanovic e shtyu Piotr Zielinksi.

Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë, i sakt nga penalltia u tregua ai që shënoi edhe në derbi, Hakan Calhanoglu.

Kur u duk se pjesa e parë po mbyllej në paqe, Perisic shokoi skuadrën e Spalleti-t.

Ai shfrytëzoi asistimin e Perisic, dhe Inter shkoi në pjesën e dytë në epërsi.

Në minutën e 61-të, Inter dyfishoi epërsinë duke e lehtësuar shumë punën për vete.

Protagonist ishte Lautaro Martinez, i cili e pagoi vetën për penalltinë e humbur në derbi dy javë më parë.

Mertens shënoi në minutën e 78-të, por përkundër përpjekjeve, Napoli nuk arriti ta shmangë humbjen e parë.

Por, përkundër kësaj, ata udhëheqin Serie A-në me 32 pikë, aq sa edhe Milan-i.

Inter afrohet e treta me vetëm katër pikë më pak, kurse Atalanta e mbyll top 4 me 25 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore