Shqipëria

“Thumana, qytezë e re brenda 4 muajsh”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook, përditësimin e punimeve në Thumanë, e cila brenda katër muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, sipas tij.

Rama shkruan se kjo ‘qytezë’ do të përbëhet nga 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale. Ai shton se Thumana do të ketë infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.

“Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, deklaroi Rama.

Thumana, ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që pati numrin më të lartë të viktimave.

“Thumana do të kthehet në model urban”.

Kështu deklaronte Rama, të mërkurën e 28 prillit nga Thumana, ku së bashku me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, inspektuan punimet për rindërtimin.

Numri një i qeverisë theksoi faktin se përtej periudhës elektorale puna për rindërtimin e saj vijoi dhe nuk u la më mes për asgjë.

Ahmetaj theksonte se punimet për rindërtimin e shkollavese kanë mbaruar. Këto të fundit, u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në përmbyllje të vizitës, Rama premtoi se, deri në shtator, çdo gjë do të jetë e përfunduar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore