Sport

Thorgan Hazard në listën e objektivave të Newcastle


Anësori i Borussia Dortmundit, Thorgan Hazard, është në listën e ngushtë të Newcastle United, sipas Sport1.

Hazard, 29 vjeç, ka qenë në bisedime me klubet në Premier League, por Newcastle po e shikon atë vetëm në rast se planet e tyre të tjera të transferimit dështojnë.

Dortmundi thuhet se do të pranonte një ofertë prej rreth 15 milionë euro për belgun.

Thorgan ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës te Dortmund, ku ai ka pasur suksese.

Newcastle ende nuk kanë pasur ndonjë transferim masiv, por pritet që në merkaton e verës të shpërthejnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore