Sport

Thomas Tuchel-i do të jetë trajneri i ri i Chelsea-s


Sipas mediave britanike, ish-trajneri i PSG-së,  Thomas Tuchel-i, do të jetë trajneri më i ri i Chelsea-t, pas largimit të Frank Lampard-it. Tuchel-i u shkarkua nga detyra e trajnerit të PSG-së gati një muaj më parë. Më herët tekniku gjerman ka trajnuar ekipet e Augsburg-ut, Mainz-it dhe Borussia Dortmund-it.

Me parizienët Tuchel-i kishte mesatare të lartë pikësh për ndeshje. Në 127 ndeshje të udhëhequr nga 47-vjeçari, parizienët, grumbulluan mesatarisht 2.35 pikë për ndeshje.

Në karrierën si trajner, Tuchel-i ka fituar një Kupë të Gjermanisë, dy herë Ligën e Parë Franceze, një Kupë të Francës, një Kupë Lige të Francës dhe një Superkupë të Francës.

Me teknikun gjerman në krye, PSG-ja arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin e shkuar. Ndeshje e humbur përballë Bayern Munich-ut, minimalisht 0-1.

Profili i teknikut gjerman duket se e ka bindur dhe presidentin e Chelsea-s, Roman Abramovich-in, për të dhënë aprovimin e tij./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore