Sport

Thomas Tuchel, histori motivimi


Trajneri i skuadrës së Chelsea-t, Tomas Tuchel, është një nga emrat më të përfolur të futbollit në ditët e fundit.

Trajneri gjerman po kalon momente fantastike me ekipin e tij, Chelsea, të cilët së fundi u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Blutë e Londrës kaluan në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Botë, pasi e mposhtën Real Madridin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Skuadra e Paris Saint Germain, e shkarkoi atë se nuk po kishte sukses, apo me fjalë të tjera nuk i besoi projektit të Tuchel.

Pas shkarkimit nga PSG, 47-vjeçari, zgjodhi që të marrë në dorë drejtimin e skuadrës angleze Chelsea që ishte në një krizë të thellë rezultatesh.

Nën drejtimin e tij, skuadra londineze, përveç që u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve, ka arritur që të ngjitet në vendin e katërt në tabelën e Premier Ligës.

Ata gjithashtu janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të ndeshen me Leicester City-n me 15 maj.

Chelsea me Thomas Tuchel trajner, ka zhvilluar në total 24 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur 16 fitore, kundrejt gjashtë barazimeve dhe vetëm dy humbjeve.

Interesant është fakti, se në katër muaj te londinezët, ai ka mposhtur trajnerë të njohur si: Zinedine Zidane, Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Diego Simeone e Carlo Ancelotti.

Ndërsa kujtojmë që Tuchel u bë i njohur në drejtimin e skuadrës gjermane, Mainz, pastaj u transferua te skuadra tjetër gjermane Borussia Dortmund, para se të merrte drejtimin e PSG-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore