Sport

Thomas Tuchel e konfirmon, Broja te Chelsea për fazën përgatitore


Trajneri gjerman i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka dhënë përditësmet më të fundit rreth talenteve që klubi blu i ka në huazim në skuadrat e Premier League.

Shqiptari, Armando Broja, si dhe britaniku, Conor Gallagher, janë dy lojtarët që kanë shpërthyer këtë sezon.

Photo credit should read: Adam Davy/PA Wire.

Broja i huazuar te Southampton-i dhe Gallagher-i te Crystal Palace. Sipas Tuchel-it, të dy ata do të rikthehen te Chelsea në verë, për fazën përgatitore. Dhe trajneri do të bëjë vlerësimin, nëse do të qëndrojnë më gjatë, apo do të huazohen përsëri.

“Ata do të kthehen me siguri. Dua t’i kem në parasezon”, tha gjermani.

“Ne do të vendosim në parasezon se çfarë do të ndodhë. Varet shumë nga Broja dhe Gallagher”, shtoi ai.

Sulmuesi kuqezi numëron nënë gola dhe një asist në 38 paraqitje këtë sezon. Mesfushori ka realizuar tetë gola dhe pesë asiste në 37 paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore