Sport

Thomas Strakosha nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale


Portjeri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i Lazio-s, Thomas Strakosha, po kalon një periudhë të vështirë në karrierë.

Kishte zëra që Strakosha do t’i nënshtrohej një operacioni në gju, por këto u përgënjeshtruan nga vetë klubi Italian.

Ata konfirmuan që Strakosha do humbas ndeshjen kundër Cagliarit, por pritet të kthehet shpejtë.

“Duke iu referuar disa lajmeve, që gjithashtu u shfaqën në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha shfaqi ditët e fundit një traumë në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale. Lojtari i është nënshtruar trajtimit konservator për t’u rehabilituar.” shkruajti Lazio në komunikatën zyrtare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore