Sport

Thomas Strakosha: I treti në Itali, i pari në Shqipëri


Sipas webfaqes italiane calciodangolo.com Strakosha u rendit i treti ndër pesë portierët më të mirë të kampionatit Italian.

Klasifikimin e kryeson Gianluigi Donnaruma i AC Milan, me notën 5,39, i cili pasohet nga Samir Handanovic i Inter Milan-it me 5,3; Thomas Strakosha me 5,16 dhe vijojnë Vojciech Szczesny i Juventus-it me 5,14 e Juan Musso i Udinese-s me 5,08.

Suksesi i Strakoshës duket qartë edhe me kombëtaren e Shqipërisë. Paraqitja e tij në fitoret e fundit kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë, kanë çimentuar vlerën e 25 vjeçarit si titullar i pakundërshtueshem.

Statistikat e webfaqes trasnfermarkt.com e vendosin Strakoshën të 276-in në botë, të 53-in në ligën e Seria A, të pestin tek ekipi i Lazio-s, të parin me kombëtaren e Shqipërisë, të 12-in nga të gjithë portierët e botës dhe të 30-in nga të gjithë lojtarët e së njejtës moshë me të.

Aktualisht, në merkaton Italiane, Strakosha vlerësohet me 25 milion € (euro) dhe renditet i treti në klasifikimin e merkatos sipas vlerës së çdo portieri në kampionatin italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore