Shqipëria

Thomas-Greenfield uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit


Edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit, Shqipëri!”

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja ka treguar për lidhjen e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Në fillim të këtij muaji, vizitova Tiranën për të riafirmuar lidhjet e forta SHBA-Shqipëri, veçanërisht përballë pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia”, ka shkruar ajo.

Po ashtu ka shtuar se është mirënjohëse ndaj Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit në OKB.

110 vite shtet

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore