Lajme

“Thirrja” e suksesshme


Aksioni “Thirrja” ku u sekuestruan afër 2milion euro dhe u bllokuan mbi 700 mijë euro të tjera, doli të jetë i suksesshëm.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu ka gëzuar këtij aksioni.

“Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë”.

Ajo në një postim në rrjetin social ‘Facebook” ka thënë se janë shumë të rëndësishme veprimet e institucioneve kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit duke thënë se kjo është një dëshmi se jemi për “angazhimin e shtetit të së drejtës”.

Ajo ka shkruar se institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen në luftimin e krimit.

“Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, ka shkruar ajo.

Nëpërmjet një komunikate për media, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSKR) ka njoftuar se ka spikatur një rast të ri të koduar me emrin “Thirrja”.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet” ”, thuhet në komunikatën e PSRK-së.

Njëzetekatër (24) persona ishin të përfshirë në veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Mashtrimi” thuhet në komunikatë të PSKR përcjell BetimipërDrejtësi.

Sipas njoftimit në këtë rast janë sekuestruar 1 milion e 700 mijë euro dhe janë ngrirë rreth 700 mijë euro të tjera si dhe nëntë(9) vetura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore