Shëndet

Thika kirurgjikale revolucionare që mund të zbulojë kancerin e mitrës brenda disa sekondave


Studiuesit kanë zbuluar një thikë kirurgjikale revolucionare që mund të diagnostikojë kancerin e mitrës brenda disa sekondash.

Kanceri i mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm te gratë dhe prek rreth nëntë mijë në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Por vetëm rreth dhjetë për qind e atyre me simptoma të dyshuara që i nënshtrohen një biopsie zbulohet se e kanë atë.

Tani, ekspertët në Imperial College London kanë zbuluar se iKnife, një pajisje që përdoret për të trajtuar kancerin e gjirit dhe trurit, mund të zbulojë me saktësi praninë e kancerit endometrial.

“IKnife diagnostikoi me besueshmëri kancerin e endometrit në sekonda, me një saktësi diagnostike prej 89 për qind, duke minimizuar vonesat aktuale për gratë ndërsa presin një diagnozë histopatologjike”, ka thënë ekipi i studiuesve.

Sipas tyre, gjetjet e paraqitura në këtë studim mund të hapin rrugën për mënyra të reja diagnostikuese.

IKnife përdor rrymat elektrike për të dalluar midis indit kanceroz dhe atij të shëndetshëm duke analizuar tymin që lëshohet kur indi i biopsisë avullohet, pasi ai është hequr nga mitra.

Studiuesit kanë thënë se efektiviteti u vërtetua duke përdorur mostra të indeve të biopsisë nga 150 gra me kancer të dyshuar të mitrës dhe rezultatet u krahasuan me metodat aktuale të diagnostikimit.

Ndaj dhe planifikohet që të niset një provë e madhe klinike, e cila mund të çojë në përhapjen e përdorimit.

“Ky hulumtim ka potencialin të krijojë një ndryshim hapi në diagnozën më të shpejtë dhe për 90 për qind të grave me gjakderdhje pas menopauzës që nuk është kancer, një mënyrë vërtet efektive për t’i qetësuar”, ka thënë Athena Lamnisos, shefja ekzekutive e shoqatës Eve Appeal, e cila financoi kërkimin.

Profesor Sadaf Ghaem-Maghami, i cili drejtoi hulumtimin në Imperial College London, ka treguar se marrja e një diagnoze brenda sekondave mund t’u mundësojë grave të konfirmuara se kanë kancer të fillojnë trajtimin më shpejt.

Kurse për ato që konsiderohen të shëndetshme, të shmangin ankthin.

“Me saktësinë e lartë diagnostike të IKnife prej 89 për qind dhe vlerën parashikuese pozitive prej 94 për qind, mund të sigurohet menjëherë personi për gjasat shumë të ulëta për të pasur kancer nëse rezultati është negativ dhe të përshpejtojë testet, skanimet dhe trajtimin e mëtejshëm për njerëzit, biopsitë e të cilëve tregojnë prania e kancerit”, ka thënë ai.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore