Lajme

Themeluesi i Alibaba-s, Jack Ma – i rishfaqur në Hong Kong?


Kryetari i Grupit Alibaba Jack Ma gjatë një seminari në Bali, Indonezi.

Themeluesi i Grupit Alibaba, Jack Ma, ka qenё kryesisht jashtë opinionit publik që kur një goditje rregullatore filloi në perandorinë e tij të biznesit në fund të vitit të kaluar.

Megjithatё, dy burime të paidentifikuara për Reuters kanë treguar se, ditёt e fundit, ai është shfaqur nё Hong Kong dhe ka takuar bashkëpunëtorët e tij tё biznesit.

Miliarderi kinez ka qëndruar në heshtje që pas fjalimit të tij në tetor të vitit të kaluar në Shanghai, në të cilin kritikoi rregullatorët financiarë të Kinës.

Kjo shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që rezultuan në mbylljen e IPO-së mega të Grupit të tij, Ant.

Ndërsa Ma bëri një numër të kufizuar paraqitjesh publike në Kinën kontinentale pas kësaj, spekulime u përhapën rreth vendndodhjes së tij.

Një nga burimet tha se, “vizita shënoi udhëtimin e tij të parë në qendrën financiare aziatike që nga tetori i kaluar”.

Ma, dikur sipërmarrësi më i famshëm dhe i hapur i Kinës, takoi të paktën “disa” bashkëpunëtorë biznesi gjatë vakteve javën e kaluar.

Ma, i cili është kryesisht i vendosur në qytetin lindor kinez të Hangzhou, ku ka dhe selinë e perandorisë së tij të biznesit, zotëron të paktën një shtëpi luksoze në ish-koloninë britanike.

Aty strehon dhe disa nga operacionet e biznesit në det të hapur të kompanive të tij.

Ish-mësuesi i anglishtes u zhduk nga publiku për tre muaj, para se të dilte në publik në janar, duke folur me një grup mësuesish me video.

Kjo lehtësoi shqetësimin për mungesën e tij të pazakontë dhe bëri që aksionet e Alibaba të rriten sërish.

Në maj, Ma bëri një vizitë të rrallë në kampusin e Alibaba në Hangzhou, gjatë ngjarjes vjetore të kompanisë “Ali Day”.

Më 1 shtator, fotografitë e Ma duke vizituar disa serra bujqësore në provincën Zhejiang lindore, shtëpia e Alibaba dhe filialit të saj Ant, u bënë virale në mediat sociale kineze.

Të nesërmen, Alibaba tha se do të investonte 100 miliardë juanë (15.5 miliardë dollarë) deri në vitin 2025 në mbështetje të “prosperitetit të përbashkët”, duke u bërë gjiganti i fundit i korporatave që premtoi mbështetje për nismën e ndarjes së pasurisë të drejtuar nga Presidenti Xi Jinping.

Alibaba dhe rivalët e saj të teknologjisë kanë qenë objektivi i një goditjeje të gjerë rregullatore mbi çështjet që variojnë nga sjellja monopoliste deri te të drejtat e konsumatorit.

Behemothi i tregtisë elektronike u gjobit me një rekord prej 2.75 miliardë dollarësh në prill për shkelje të monopolit.

Në fillim të këtij viti, rregullatorët gjithashtu vendosën një ristrukturim gjithëpërfshirës për Ant, oferta publike e së cilës prej 37 miliardë dollarësh në Hong Kong dhe në tregun STAR të stilit Nasdaq të Shangait, do të kishte qenë më i madhi në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore