Lajme

Themelohet Komisionin Republikan i Festave


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka themeluar Komisionin Republikan të Festave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se ky komision do të përgatis rregullat dhe mënyrat e shënimit të festave zyrtare si dhe ditëve memoriale.

Gjatë mbledhjes është bërë e ditur edhe përbërja e këtij komisioni.

Zyra e Kryeministrit kryesues, Ministria e Punëve të Brendshme anëtar, Ministria e Drejtësisë anëtar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar, Ministria e Financave anëtar, Ministria e Arsimit anëtar, Ministria për Komunitete dhe Kthim anëtar, Ministria e Ekonomisë anëtar, përfaqësues dhe Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës anëtar.

Ndryshe, në Kosovë ka pasur vazhdimisht kritika për festat zyrtare.

Festat zyrtare në Kosovë. Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Të shtunën, më 9 prill e diele, ishte shënuar Dita e Kushtetutës së Kosovës, por ditë pushimi kishte qenë e hënë.

Të dielën, më 17 prill, ishin festuar edhe Pashkët Katolike, ndërsa ishte pushuar të hënën nga institucionet.

Të dielën, më 24 prill, kanë qenë Pashkët Ortodokse, e hëna pasuese ishte ditë pushimi.

Të dielën, më 1 maj, ishte Dita Ndërkombëtare e Punës të hënën, më 2 maj, ishte ditë pushimi.

Të hënën, më 2 maj, ishte edhe dita e parë e Bajramit të Madh, ndërsa për të pushim ka qenë 3 maji.

Të hënën, më 9 maj, kishte qenë po ashtu pushim, pasi shënohej Dita e Evropës.

Edhe Shqipëria, e cila ka 14 festa zyrtare, i shtyn ato në ditë pune, nëse bien të shtunën ose të dielën.

Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj, janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore