Film

The Last Kingdom vs Vikings


Ilustrim

The Last Kingdom dhe Vikings, janë dy nga serialet më të pëlqyer nga “gjykatësi” i tyre – publiku.

Pothuajse siç ndodh gjithmonë, edhe këtu kemi ndarje të njerëzve – ndarja e tyre përkon me kontekstin e vlerësushmërisë së serialeve, një pjesë e njerëzve e vlerëson njërin, ndërsa një pjesë tjetrin.

Mirëpo, krahasimet për një përfundim objektiv duhet të bëhen në shumë aspekte, të dy serialet mund të thuhet se janë afër kryeveprës, të dyja kanë çalimet e veta, në disa aspekte janë shumë përpara nga njëri-tjetrit!

Sa i përket kontekstit historik, dhe zhvillimit të ngjarjeve, The Last Kingdom është shumë përpara prej Vikings, në këtë aspekt mundemi ta kuptojmë që ky i fundit u krijua vetëm për përfitime (sidomos 2 sezonet e fundit).

The Last Kingdom” Review, Outstanding Tale of Saxons, Vikings, Intrigue

Nëse e keni shikuar me vëmendje serialin Vikings, fillon prej vitit 794, shumë karaktere të përfshira në serial, nuk i takojnë datës ose shekullit respektiv – duke filluar prej Rolos (i cili i takon fundit të shek. IX, ndërsa në vitin 911 e krijon shtetin e Normandisë), pastaj princ Olegu, së bashku me Igorin i takojnë shek. X, me konkretisht gjatë viteve ‘30 e ‘40 të atij shekulli. Në kohën e këtyre dy te fundit Lagertha është gjallë, rrjedhimisht i bie që Lagertha është e ‘pavdekshme’ me 150+ vjet, pastaj disa karaktereve të tjera nuk iu japin rëndësinë e duhur siç është Ube, këtë e bën The last Kingdom.

Ndërsa te TLK, ngjarjet zhvillohen në përputhje me historinë, Uhtredi është karakter i sajuar, i nevojshëm për me i jep kuptim serialit. Mirëpo, në këtë aspekt nuk ka nevojë për krahasim të gjatë për faktin se Vikings janë shumë shumë mbrapa në raport me The Last Kingdom, nëse do të vlerësohej me notë, rrjedhën e ngjarjeve të Vikings prej 1-5, do të meritonte jo më shumë se 2.

Sa i përket karaktereve, tek Vikings, janë  më të fuqishme, dhe më karizmatike, mirëpo jo në ndonjë diferencë të madhe. Në qoftë se i krahasojmë protagonistët Uhtred < Ragnar, Finan < Floki, Harald > Ube, Alfred > Rollo, Brida < Lagertha, Eduard > Bjorn, Beocca > Athelstan etj. Mirëpo ky krahasim nuk i bën jo te mirë karakteret e TLK, ne përgjithësi. Uhtredin dhe Ragnarin i përbashkon pjesa e ndjesisë për familjarët dhe shokët, secili prej tyre kanë sakrifikuar nderin dhe lavdinë për t’i shpëtuar ata. Për shembull, Uhtredi raste raste ka ndërruar anë gjatë luftës, për t’i mbrojtur. Ragnari e ka mbrojtur Rolon atëherë kur të gjithë e urrenin, apo Athelstanin etj.

Sa i takon skenarit në përgjithësi dhe dialogjeve në veçanti, më tërheqës patjetër që është Vikings, kjo vërehet edhe nga suksesi që ka në krahasim me TLK. Disa nga dialogjet e shumta që kujtohen nga fansat është ai i Ragnarit me Bjornin per ‘Fuqinë’ ( what’s power), ‘who want’s to be a king’, ‘and as a ruler, i have the last say…”, vetëm nga këto fjalë me bindje të plotë u janë shfaqur imazhet e serialit.

Po ashtu Vikings është shumë më dramatik se sa The Last Kingdom, kulmon me vdekjen e Ragnarit dhe vdekjen legjendare të Bjornit (një nga vdekjet më heroike, në historinë e serialeve; realisht kjo ia përmison pak edhe paraqitjen e tij si aktor).

Të dyja këto seriale ‘fatin’ e tyre e kanë të lidhur me protagonistët, Uhtredin te TLK dhe Ragnarin te Vikings. Me vdekjen e këtij të fundit, shikueshmëria e tij bie në mënyrë të ndjeshme, mirëpo falë karakterit kompleks  të Ivarit, i cili është sa brutal aq edhe i dashur për prindërit e tij, i shpëton dështimit të plotë si serial.

Tek pjesa e betejave, The Last Kingdom gjithmonë ka ngritje, dhe është pak më përpara se Vikings, kjo vërehet tek beteja Saxons vs Vikings.

Po ashtu dualizmi i Uhtred, që determinohet nga sentimentalizmi dhe pragmatizmi i tij, e bën edhe me interesant këtë betejë, realisht ky dualizëm Uhtredin, e përcjell gjatë gjithë serialit. Ndërsa tek Vikings kemi pak fantazi,  siç është rasti i Ivarit kur fillon të ec në betejë, pastaj pjesa e shigjetave (ata që e kanë shikuar e din për cilën pjesë bëhet fjalë).

VIKINGS ;- badass ivar faces a rain of arrows and is not hit - YouTube

TLK për dallim prej Vikings gjithmonë ka përparim, d.m.th. secili sezon është më interesante se tjetra, e njëjta gjë nuk ndodhë tek Vikings, realisht tek ky i fundit ndodhë e kundërta.

Sezonin e fundit te TLK, krijimin e tij me shumë mund të themi se u bë për  t’i kënaqur pritshmëritë e shikuesve, për ta jetësuar marrjen e ‘tokës së premtuar’ te Uhtredit, pra Bebanburgut. Betejat për marrjen e tij janë shumë të parashikueshme. Përkundër kësaj, TLK me një dozë te vogël, mbetet mbi Vikings.

Uhtred në kështjellen e tij në Bebanburgu. The Last Kingdom' Ending Explained: Does Uhtred Die? What Happens to Brida? Who is Osbert? | Decider

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore