Futboll

Thashetheme, transferta dhe huazime në Premier Ligë


Menaxheri i klubit turk Fenerbahce, Erol Bulut, thotë se mundësia për të tranferuar mesfushorin 32 vjeçar i Arsenal-it, Mesut Ozil, do të njoftohet në ditët e ardhshme.

Siç dihet, Lionel Messi planifikon të largohet nga Barcelona verën e këtij viti. Neymar shpreson që Messi të bashkohet me të tek PSG, ndërkohë që argjentinasi është gjithashtu nën shenjestrën e Guardiola-s tek Manchester City.

Manchester City është shumë afër blerjes së 17 vjeçarit nga argjentina Dario Sarmiento, i cili luan për Estudiantes de La Plata dhe konsiderohet si ‘Messi në miniaturë’.

Menaxheri i Newcastle, Steve Bruce, ka shprehur interes në një komunikat zyrtare të merkatos së klubit, për treshen e Manchester United: mbrojtesit Brandon Williams, Phil Jones dhe mesfushorin Jesse Lingard.

Tottenham-I është në një pozicion të favorizuar për të dhënë hua mesfushorin Marcel Sabitzer, tek gjermanët e RB Leipzig. Por, thuhet se nuk ka të ngjarë të ndodh gjatë janarit.

Leeds United kanë identifikuar tre nënshkrime të mundshme në kornizën kohore të tranfertave të janarit. Ata disponojnë para të mjaftueshmë për këtë process. Nga ana tjetër, klubi i tyre duket se ngurron për të shitur lojtarë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore