Sport

Teuta zyrtarizon afrimin e Qaqit nga Drencia


Skuadra e Teutës së Durrsit ka njoftuar afrimin më të ri në merkaton e dimrit. Harallamb Qaqi është zyrtarisht pjesë e durrsakëve.

Lojtari i datëlindjes 1993, së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, më herët në Abissnet Superiore, ai është aktivizuar me Partizanin, Kamzën, Kukësin, Laçin dhe Skënderbeun.

28-vjeçari ka CV të pasur edhe jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e Hellas Verona-s, Barletta-s dhe Carpi-t në Itali, si dhe Alki Oroklini-t në Qipro.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar menjëherë stërvitjen e parë me Teutën, gjatë kësaj të premte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore