Sport

Teuta ruan kryesimin, Laçi dhe Vllaznia i bëjnë nderë


Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e fundit të ditës së shtunë në Kategorinë Superiore. Teuta ia ka dal përballë Apolonisë, ndërsa Laçi – Vllaznia është ndarë në paqe.

Në Fier, Apolonia vendase është mundur me rezultatin 0-2 nga Teuta. Për durrsakët pati nga një gol për çdo pjesë. Lorenco Vila shënoi fillimisht në minutën e 19, ndërsa Dejvi Bregu shënoi për 0-2, në minutën e 55.

Teuta me fitoren e arritur, ruan kryesimin në Superiore, me 49 pikë pas 27 javësh. Apolonia mbetet në fund të renditjes me 17 pikë.

Ndeshja tjetër, ajo mes Laçit dhe Vllaznia përfundoi me rrjeta të paprekura. Të dy ekipet ndanë nga një pikë dhe gjenden përkatësisht, Vllaznia në vendin e dytë me 47 pikë dhe Laçi në vendin e tretë me 45 pikë.

Ditën e diel do të luhet ndeshja e fundit e javës së 27 në Kategorinë Superiore, ajo midis Partizanit dhe Bylisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore