Sport

Teuta përshëndetet me Ligën e Kampionëve


Sheriff Tiraspol-i ka qënë kockë e fortë për kampionene e Kategorisë Superiore, Teutën. Durrsakët pasi u mundën në ndeshjen e parë në shtëpi 4-0, tashmë janë mundur edhe në të dytën, por me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një gol që në minutat e para të takimit, vendosi fatin e kësaj sfide. Adama Traore shënoi në minutën e 6-të të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin vendasve.

84 minutat e tjera të lojës nuk prodhuan ndryshim rezultati dhe janë moldavët skuadra që kalon në turin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Durrsakët do të luajnë në turin e dytë eleminator të Ligës së Konferencës, ku do të gjejnë skuadrën modeste nga Andorra të Inter Club d’Escaldes-it. Skuadër e cila u eleminua në turin paraeleminator të Ligës së Kampionëve nga Prishtina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore