Sport

Teuta luan ndeshjen e kthimit, kërkon rikthimin e madh


Kampionët e Shqipërisë sot luajnë ndeshjen e kthimit përballë Inter Escalades në kuadër të Conference League.

Durrsakët do të kërkojnë rikthimin e madh nga 2-0.

Befasisht, djemtë e detit u mposhtën brenda në “Niko Dovana”.

Të konsideruar favorit, Teuta nuk arriti të shkoj më shumë se humbja prej 2-0.

Sonte, në “Estadi Nacional”, të Andorrës, skuadra e kaltër ka një mal për të ngjitur.

Ndeshja fillon në orën 17:45.

Në rast të rikthimit, Teuta në raundin tjetër do të përballet me Shamrock Rovers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore