Sport

Tetsuhiro Hikita: “Ne do të kemi një motor të fortë kur Marquez të kthehet”


Menaxheri i ekipit Honda Racing Coorporation (HRC) Tetsuhiro Hikita, pret me padurim kthimin e Marc Marquez, por nuk përcakton një datë për kthimin e tij.

“Nuk mund të them me siguri kur Marc do të kthehet, por ai po rikuperohet për t’u rikthyer në 100%. Ajo që është e sigurt është se ne do të kemi një motor të fortë kur ai të kthehet. Në rast se ai nuk do të jetë në gjendje për garën e parë, ne do të kemi Stefan Bradl-in, por po mendojmë gjithashtu se si të zvogëlojmë ngarkesën e punës të Stefan”. Kështu foli Tetsuhiro Hikita për gazetën japoneze Mr. Bike i cili është besimplotë për kthimin e Marc Marquez në MotoGP 2021.

Hikita është përgjigjur edhe mbi mbërritjen e mundshme në ekip të Andrea Dovizioso-s: “Nëse ka vetëm një pilot kolaudator, atij do t’i duhet të bëjë të dyja: garat dhe zhvillimin, si vitin e kaluar – vazhdon ai -. Por mund të na duhet të kërkojmë një pilot që mund të veprojë vetëm si një pilot testimi i MotoGP. Ne jemi duke e konsideruar këtë opsion. Dovizioso? Nuk mendoj se është kështu. Ka zëra që Andrea mund të bashkohet me ne, por nuk mendoj se një pilot i kalibrit të tij është i interesuar për një lëvizje të tillë”.

Majtas Andrea Divizioso e djathtas Marc Marquez

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore