Sport

Tetë vjet nga gjuajtjet e lira historike të Kobe Bryant


Tetë vjet më parë ndodhi një tragjedi për Los Angeles Lakers dhe tifozët e NBA.

Më 12 prill të vitit 2013, Kobe Bryant kishte pësuar një nga lëndimet më të “errëta” në basketboll.

Ai ishte lëndimi i cili i përfundoi karrierën, ai nuk mundi të kthehej kurrë i njejti pas atij lëndimi.

Ai i kishte luajtur 44 minuta dhe nuk kishte menduar të ndalej deri në fund, por ai pësoi lëndimin, i cili nuk e lejoi të vazhdojë më tej.

Edhe pas lëndimit ai nuk u dorëzua duke gjuajtur dy gjuajtjet e lira për ta barazuar rezultatin kundër Golden State Warriors.

Kobe kishte shënuar 34 pikë dhe Lakers në fund kishin fituar me një epërsi prej vetëm dy pikëve, ndoshta pa dy pikët e fundit të Bryant, Lakers nuk do mundnin të merrnin fitoren e shumë kërkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore