Lajme

Tetë të vdekur dhe 488 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 488 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 886 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 270 pacientë, duke e çuar në 60 mijë e 333 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 285 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë katër raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë një rast (64 vjeç), Pejë një rast (37 vjeç), Prizren një rast (77 vjeç), Suharekë një rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 70 mijë e 185 ku tetë mijë e 236 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe nëntë persona nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore