Sport

Tetë faktorë që vendosin El Clasico-n


Klasikja e të shtunës mund të ndryshojë rrjedhën e garës për titull në La Liga Santander. Real Madrid-i përballet me Barcelona-n, pas paraqitjes fantastike përballë Liverpool-it në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Zinedine Zidane-t është në pikëpyetje, megjithatë trajneri francez po motivon lojtarët e tij duke thënë se “çdo ndeshje është një finale”.

Nga ana tjetër, Barcelona është duke përjetuar rilindjen, nën drejtimin e Ronald Koeman-it, pasi ky i fundit, vendosi ndryshimin e sistemit të lojës së katalanasve.

Të dy ekipet janë në moment të mirë dhe Real-i është vetëm një pikë larg Atletico Madrid-it të vendit të parë, ndërsa Barcelona është tre pikë large.

Cilët janë tetë faktorët që vendosin El Clasico-n?

Ecuria e Rezultateve

Të dy ekipet vijnë nga disa rezultate pozitive. Humbja e fundit e Real-it ishte përballë Levante-s, më 30 janar. Që nga ajo kohë numëron 11 fitore dhe dy barazime. Barcelona humbjen e fundit e provoi përballë PSG-së në Ligën e Kampionëve, më 16 shkurt.

Gjendja e ekipeve

Falë rezultateve të mira në fushë, të dy ekipet janë në humor të mirë, përpara ndeshjes së të shtunës. Disa nga lojtarët kanë fituar vetëbesimin, veçanërisht Vinicius-i.

Gjendja fizike

Duket se në këtë pikë, rikuperimi i lojtarëve të Real-it nga ndeshja kundër Liverpool-it është vendimtar. Barcelona ka pushuar, ndërkohë që Real-i luante në Ligën e Kampionëve dhe këta të fundit kanë më shumë ngarkesë në këmbet e tyre.

Mbrojtja

Të dy ekipet kanë probleme me dëmtimet në fazën mbrojtëse. Real-it do i mungojnë: Sergio Ramos-i, Raphael Varane dhe Dani Carvajal-i. Ndërkohë që kundër Liverpool-it, Nacho Fernandez-i, Eder Militao dhe Lucas Vazquez-i bindën se ishin zëvendësues të denjtë.

Skuadra e Koeman-it ka në pikëpyetje qendërmbrojtësin, Gerard Pique-n. Spanjolli ka mundësi reale për të mos qenë në fushë përballë Real-it.

Mesfusha

Kjo do të jetë zona ku do të vendoset ndeshja. Ekipet kanë lojtarë kryesorë ndërkombëtarë. Kushdo që do të jetë në gjendje të imponojnë ritmin e tij në fushë, do të ketë një avantazh të rëndësishëm. Treshja Kroos – Casemiro – Modriç është zemra e Real-it dhe duken të pamposhtur deri më tani.

Sidoqoftë, Barcelona me De Jong – Busquets – Pedri mund të garojë denjësisht përballë yjeve të Real-it dhe të demostrojnë aftesinë e tyre gjatë ndeshjes.

Sulmi

Messi – Dembele – Griezmann kanë qenë më të besueshëm përsa i përktet golave, në krahasim me tri-dhëmbëshin Vinicius – Benzema – Asensio. Por, duket se gjithçka varet nga gjendja e Lionel Messi-t. Nëse argjentinasi është në formë, atëherë Real-i do të ketë probleme serioze.

Individët

Në këtë drejtim, Barcelona ka lojtarë më të aftë për të zhbalancuar mbrojtjen kundërshtare, si Ousmane Dembele dhe Messi. Loja e Barcelona-s varet pikërisht nga këta dy lojtarë.

Ekipi

Real-i funksionon më mirë si grup. Ata tërhiqen në mbrojtje dhe arrijnë më të organizuar në sulm. Ata janë një ekip që përgjithësisht mbështesin njëri-tjetrin në lojë, kurse Barcelona duhet të përmirësohet në këtë drejtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore