Covid 19

Tetё fakte pёr tё shmangur informacionet e pavёrteta rreth Covid 19


Maskat pengojnё pёrhapjen e coronavirusit

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dëshmoi para Senatit në shtator se maskat janë “mjeti më i rëndësishëm, i fuqishëm i shëndetit publik që kemi” për luftimin e pandemisë.

Një pjesë e konfuzionit në lidhje me mbulesat e fytyrës thuhet të ketë ardhur nga pretendimi i rremë i Presidentit Trump në tetor. Trump tha se 85% e njerëzve të diagnostikuar me Covid 19 kishin maska, një konstatim i gabuar sipas një studimi të CDC.

Nuk ka kurё pёr Covid 19

Nuk ekziston ende ndonjë ilaç apo trajtim tjetër që mund të shërojë sëmundjen. Që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, thashetheme të panumërta false kanë qarkulluar në lidhje me kura të mundshme, duke filluar nga pirja e zbardhuesve deri tek pirja e kokainës.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka lëshuar gati 150 letra paralajmëruese për kompanitë që në mënyrë mashtruese premtojnë një kurim, trajtim, metodë parandalimi ose mjet diagnostikues.

Deri më tani FDA ka autorizuar vetëm dy ilaçe për sëmundjen: remdesivir, për përdorim në spital dhe bamlanivimab, për njerëzit me simptoma të lehta ose të moderuara.

Spitalet nuk kanë diagnostikuar me qëllim covid-19

Gënjeshtra që spitalet stimulohen financiarisht për të diagnostikuar njerëzit thuhet se buron nga një intervistë që Senatori i shtetit të Minesotës Scott Jensen bëri nё Fox News në prill.

Akti i Kujdesit përfshiu një dispozitë për të rimbursuar më shumë spitalet për pacientët e pasiguruar të koronavirusit, por nuk ka asnjë provë që spitalet po luajnë sistemin.

Coronavirusi ёshtё mё vdekjeprurёs se Influenza

Fatkeqësisht, coronavirusi është shumë më vdekjeprurës se gripi sezonal. Mortaliteti i coronavirusit thuhet tё jetё 2%, krahasuar me atё tё Influenz-ёs qё ёshtё rreth 0.1%.

Numri zyrtar i vdekjeve nga coronavirusi ёshtё i lartё, pasi ai nxit komplikime tё tjera shëndetësore që vrasin pacientin.

Vaksinat e Coronavirusit nuk ndikojnë në ADN-në e njerëzve

Dy kandidatët e miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) për vaksinat kanё pёrdorur një teknologjie të re që përdor një pjesë të materialit gjenetik të quajtur RNA të dërguar. Kjo ARNi mëson qelizat e trupit për të ndërtuar proteina në sipërfaqen e coronavirusit nё mёnyrё që sistemi imunitar të njohë dhe bllokojë virusin e vërtetë.

ARN nuk ndikojnë apo bashkëveprojnë me ADN-në e një personi, sipas CDC.

Qëndrimi në shtëpi, përdorimi i pastruesve të duarve dhe larja e duarve më shpesh janë të shëndetshme

Nocioni i pasaktë i qёndrimit jashtë shtëpive tona mund të dëmtojë aftësinë tonë për të luftuar sëmundjet mund të burojë nga “hipoteza e higjienës”. Fëmijët e vegjël qё ekspozohen ndaj mikrobeve kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë alergji. Por ky koncept nuk vlen për të rriturit, sistemet imune të të cilëve janë tashmё tё forcuar.

Ndërsa pёr sa i pёrket hipotezёs se pastruesi dhe larja dobësojnë sistemin tonë imunitar, shkencëtarët në Klinikën Cleveland thonë se nuk ka asnjë provë që kjo higjienë është e dëmshme.

Anne Liu, një mjek i sëmundjeve infektive nё Stanford Medicine, i tha pёr ‘Women’s Health’ se njerëzit duhet të sigurohen që të hidratojnё duart e tyre herё pas here, pasi lëkura e thatë dhe e çarë mund të lehtësojë depërtimin e baktereve.

Shkencёtarёt besojnё se coronavirusi buroi nga kafshёt

Pretendimet se coronavirusi ёshtё ndёrtuar në një laborator kinez vazhdojnë të qarkullojnë, pavarësisht se virologët dhe zyrtarët e shëndetit publik shpjegojnë në mënyrë të përsëritur se gjenoma e virusit ndodh natyrshëm në natyrë.

Qёndrimi nё shtёpi i njerёzve me rrezik tё lartё nuk e zgjidh krizёn

Ёshtë pothuajse e pamundur tё izolosh njerëzit me rrezik të lartë qё të mos ndërveprojnё me të tjerët.

Izolimi i personave të prekshëm nuk është praktik. Afërsisht 2% e të rriturve në SHBA, 65 vjeç apo mё të vjetër jetojnë në familje me anёtarё tё gjeneratave tё ndryshme dhe sёmundje shoqёruese./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore