Auto

Tesla tërheq 158 mijë makina nga SHBA-ja


Kompania amerikane e automjeteve, Tesla, ka nisur të tërheqë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  158 mijë makina të tipit Model S dhe Model X për shkak të problemeve të hasura nga shoferët te ekranet me prekje, të cilat mund të rrisin rrezikun e përplasjeve.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë, i ka dërguar kompanisë Tesla një letër në muajin janar ku i kërkon të tërheqë automjetet, mirëpo nuk mori përgjigje në kthim në atë kohë.

Sipas BBC, shoferët e makinave po informohen tanimë nga Tesla lidhur me hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin nëpërmjet njoftimit me e-mail. Në këtë njoftim dërguar klientëve, Tesla, pranon problemin e makinave dhe vendos tërheqjen e tyre “vullnetarisht”.

Grupi i makinave që kanë paraqitur probleme përfshijnë versionin Model S të prodhuar midis viteve 2012 dhe 2018. Gjithashtu, SUV-në Model X të prodhuar midis viteve 2016 dhe 2018.

Problemi i çipit të memories të përfshirë në ekran mund të ndikojë në një sërë problemesh të lidhura me sigurinë si humbja e kontrollit dhe pamjes së kamerës për pjesën e pasme, kondicionimin e ajrit dhe humbja e sinjalizuesëve që lidhen me treguesit e Autopilot-it të ndihmës së automjetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore