Pajisje

Tesla publikoi pamjet e reja të robotit humanoid


Tesla ka publikuar pamjet e reja të “Robotit njeri”, i cili duket se është gati për prodhim.

Në video, roboti shihet duke ecë madje edhe duke i tejkaluar disa prej pengesave.

Përveç kësaj, robotët mund të kryejnë edhe veprime të tjera si kapjen e objekteve dhe njohjen e tyre. Elon Musk prezantoi videon e re gjatë një takimi dhe pretendoi se ekipi ka “kompletuar” robotin.

Roboti humanoid i Tesla u zbulua për herë të parë vitin e kaluar gjatë “Ditës së Intelegjencës Artificiale” (AI). Në atë kohë, Tesla mund të tregonte vetëm një version të shpërbërë të robotit, i cili mund të ecte me vështirësi dhe të kryente disa punë manuale në skenë.

Tani, Tesla po tregon më shumë robotë të ngjashëm me atë model, por që lëvizin në mënyrë të pavarur, edhe pse me një shpejtësi të kufizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore