Auto

Tesla për të dhënat e marra nga Kina


Kompania amerikane e makinave elektrike, Tesla Inc, ka bërë me dije se të dhënat e grumbulluara nga makinat e kompanisë në Kinë, ruhen në Kinë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se nënkryetari i kompanisë e ka bërë me dije lajmin pas raportimeve që ushtria kineze i ka ndaluar makinat elektrike amerikane nga objektet e saj.

“Tesla, si një kompani me operacion në Kinë, duhet të respektojë ligjet dhe rregulloret e Kinës”, është shprehur Tao Lin për gazetarët në Pekin.

Ai ka shtuar se “të dhënat tona janë të mbrojtura shumë mirë. Të dhënat kineze ruhen në Kinë”.

Teksa kompania po punon në Shanghai për ndërtimin e sedanëve elektrik, Model 3 dhe automjeteve sportive të shërbimeve, Model Y, do të ndajë të kuptuarin e saj të mbrojtjes së të dhënave me qeverinë kineze.

Sipas burimeve të siguruara nga Reuters, ushtria kineze kishte ndaluar hyrjen e makinave Tesla në komplekset e saj pasi kishte shqetësime lidhur me sigurinë mbi kamerat e instaluara nëpër automjete.

Mirëpo, shqetësimet e tyre u përballën me një deklaratë të shefit ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, i cili tha se do të mbyllte kompaninë nëse makinat e prodhuara në të përdoren me synim spiunimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore