Auto

Tesla: Kompensimi i Elon Musk për vitin 2020 ishte zero


Kompania amerikane e makinave elektrike, Tesla Inc, ka njoftuar të premten e 13 gushtit se kompensimi total i shefit të vet ekzekutiv, Elon Musk, për vitin 2020 ishte zero, krahasuar me 23 mijë e 760 dollarë në 2019-n.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se prodhuesi ka zbuluar gjithashtu përmes një dosje rregullatore se kompensimi i përgjithshëm i shefit të financave, Zachary Kirkhorn, ishte 46.6 milionë dollarë, kundrejt 21.2 milionë dollarëve që mori në vitin 2019.

Paketa e pagave të Musk-ut, i cili është një aksionar kryesor dhe shef ekzekutiv i prodhuesit të raketave SpaceX, kërkon që kapitalizimi i tregut dhe rritja financiare e Tesla-s të arrijë një sërë objektivash në rritje.

Prej muajit prilli, Musk-u ishte kualifikuar për opsionet e Tesla-s në paketën e tij të pagave të vitit 2018 që tani vlen mbi 30 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore