Lajme

Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë


Një tërmet i fuqishëm 7.1 i shkallës Rihter, ka goditur bregun verilindor të Japonisë. Lëkundjen janë ndjerë më së shumti në Fukushima dhe Miyagi.

Frikë ka tek autoritetet nëse centrali bërthamor i Fukushimës ka pësuar dëme shtesë për shkak të tërmetit. Ky central, pësoi një aksident të një prej reaktorëve në 11 mars 2011. Rehabilitimi i central ka qenë i vështirë që nga ajo datë.

Gjithsesi, raportet e para nuk kanë sinjalizuar defekte të tjera në central. Kontrolle shtesë po kryhen.

Rreziku ndaj një tsunami është përjashtuar gjithashtu. Sipas agjencive të tërmeteve, ai është shkaktuar në thellësinë 60 kilometra.

Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Tokyo, deri në jug-perëndim të vendit.

E njëjta zonë, është goditur nga një tsunami dhe tërmet në mars të 2011-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore