Lajme

Tërmeti 6.4 ballë godet Argjentinën


Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur San Juan-in, provincën perëndimore të Argjentinës, mbrëmjen e 18 janarit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, dridhjet e forta të tokës janë pasuar nga disa pasgoditje.

Pasgoditja e parë ishte e magnitudës 5 ballë. Ajo goditi jug-jugperëndimin e Nueve de Julio-s, rreth 1 mijë kilometra në lindje të tërmetit të parë. Pasgoditja e dytë ishte me madhësi 4.9 ballë, ndërsa pasgoditja e tretë me magnitudë 5.3 ballë.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC), bazuar në të dhënat e disponueshme, deklaroi se nuk ka pasur asnjë kërcënim për Tsunami gjatë kësaj kohe.

Sipas Guvernatorit të San Juan-it, Sergio Unac, asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani.

Në një konferencë për shtyp më 19 janar, Unac-u, deklaroi se autoritetet lokale janë duke analizuar dëmet, të cilat prekën rrugët dhe autostradat në provincë.

Në disa vende pati ndërprerje të energjisë elektrike. Disa shtëpi në qytetin e Caucete-s pësuan dëme. Katër njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin e Zonda-s për në San Juan. Në disa spitale u raportuan xhama të thyer, por nuk pati dëmtime të mëdha strukturore”, shtoi ai.

Guvernatori përmendi se shërbimi i energjisë elektrike është duke u rindërtuar.

“Le të vëmë në praktikë të gjitha masat që kemi mësuar për të parandaluar incidentet, ndërsa duhet të të dimë ndikimin e tërmetit dhe të bashkëpunojmë në gjithçka të nevojshme,” shkroi ai në median sociale Twitter.

Sipas të dhënave, tërmeti u regjistrua në një thellësie prej 20-të kilometrash./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore