Rajoni

6 ballë tërmet në Greqi/Rreth 30 ndërtesa të dëmtuara, gjashtë persona janë nxjerrë nga rrënojat


Sipas raporteve të deritanishme, lëkundja ka shkaktuar dëme në 30 ndërtesa. Konkretisht në ndërtesat e vjetra në Elassona, dhe në fshatrat e vendosura në jug të Komunës së Tyrnavos. Gjashtë persona janë nxjerrë nga rrënojat. Një burrë i moshuar, paraplegjik u nxor i gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tij në fshatin Mesochori.

Ndërkohë, njerëzit janë mblidhur në sheshin kryesor për t’u mbrojtur ndaj rrënojave, sipas pamjeve të mediave greke.

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi Greqinë paraditen e ditës së sotme, sipas qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare (EMSC). Epiqendra ishte 24 kilometra nga qyteti Larisa. Thellësia e tij ishte rreth 1o kilometra, sipas Institutit të Gjeodinamikës në Athinë

Tërmeti u ndie në pjesë të Greqisë perëndimore dhe në Athinë. Lëkundjet u ndien gjithashtu, në vendin tonë si dhe në disa shtete të Ballkanit.

Të paktën tre pas tronditje me madhësi 4.6 të shkallës Rihter, 4.2 dhe 4.9 e pasuan atë. Kostas Papazachos, një sizmolog dhe profesor i gjeofizikës në Universitetin Aristoteli të Selanikut, përjashtoi mundësinë e një lëkundje shumë të fortë me të njëjtën madhësi.

Nuk ka raporte për viktima, sipas raportimeve të mediave greke.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore