Lajme

Tërmet 8.1 në Zelandën e Re, rreziku për tsunami i ulët


Një tërmet i fuqishëm 8.1 i shkallës Rihter ka goditur ishujt Kermadec pranë Zelandës së Re. Pavarësisht alarmit fillestar për një tsunami të mundshëm, autoritetet neozelandeze kanë dalë në përfundimin se rreziku është i ulët.

Tërmeti i fuqishëm është i treti që goditi rajonin oqeanik të premten e 5 marsit në mëngjes.

Rezidentët në disa zona morën një mesazh për të evakuuar sa më parë, për shkak rreziku të një tsunami. “Mos qëndroni në shtëpi. Një tsunami është i mundshëm”, shkruhej në mesazhin që u dërguan autoritetet banorëve.

Ishujt Kermadec ndodhen 500-620 milje larg pjesës veriore të Zelandës së Re. Autoritetet gjithsesi, e kanë ulur shkallën e mundshme të rrezikut të një vërshimi të detit drejt tokës. Vetëm disa zona lindore të ishullit të sipër të Zelandës, ndodhen ende në rrezik të një tsunami.

Një tërmet i tillë nuk e prekte prej kohësh pjesën oqeanike të globit. Tërmete me magnitudë më të ulët janë të zakonshëm për atë rajon, por jo të një shkalle të tillë.

Në fakt, gjatë gjithë vitit, në botë nuk regjistrohen më shumë se një ose dy tërmete të kësaj shkalle.

Një tërmet 8.2 ka goditur në vitin 2018 zonën oqeanike pranë ishujve Fiji. Gjithsesi, ai gjendej në një thellësi më të madhe dhe nuk shkaktoi dëme as atëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore