Sport

Tërhiqet shorti për EuroBasket 2022


Të enjten është bërë tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian të basketbollit “Euro 2022”.

Në Berlin të Gjermanisë u përcaktuan grupet prej 24 skuadrave, që do të luajnë në edicionin e 41-të të Kampionatit Evropian.

Ambasadori i FIBA EuroBasket 2022 Dirk Nowitzki dhe ish-ndërkombëtarët Roberto Brunamonti dhe Viktor Sanikidze, ndihmuan në tërheqjen e shortit, deri sa kjo ceremoni u mbajt në një numër të kufizuar mysafirësh, për shkak të masave anti-Covid.

Shorti shpërndau 24 ekipet e kualifikuara në katër grupe me nga gjashtë ekipe secila, sipas zgjedhjeve të cilat u caktuan në bazë të renditjes botërore të FIBA-s.

Grupi A: Spanja, Rusia, Turqia, Gjeorgjia, Belgjika dhe Bullgaria;

Grupi B: Franca, Lituania, Sllovenia, Gjermania, Hungaria dhe Bosnia;

Grupi C: Greqia, Italia, Kroacia, Ukraina, Estonia dhe Britania e Madhe;

Grupi D: Serbia, Çekia, Poland, Finlanda, Israel dhe Holanda.

Kampionati do të mbahet në Gjermani, Itali, Gjeorgji, dhe Çeki nga data 1 deri më 18 shtator 2022.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore