Sport

Tension i madh mes Barcelonës dhe Real Madrid-it – Perez vendos të mos shkojë në Camp Nou për El Clasico


Florentino Perez, presidenti i Real Madrid-it, nuk do të shkojë në Barcelonë për të parë El Clasico në Camp Nou mes Real Madrid-it dhe rivalëve të tyre të përjetshëm. Siç raporton El Mundo, Florentino do të qëndrojë në kryeqytet të dielën mbrëma.

Ditët e fundit marrëdhëniet mes Real Madrid-it dhe Barcelonës janë acaruar pasi kampionët spanjollë vendosën të paraqiteshin si prokuror privat në të ashtuquajturën çështja Negreira.

Ky vendim i Real Madridit bëri që drejtuesit e Barcelonës të refuzonin të mbanin drekën tradicionale të drejtorëve përpara El Clasico, diçka që u zhvillua në takimin e fundit mes dy palëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Mungesa e Florentino Perez në Camp Nou është historike, pasi ai nuk mungoi as në debutimin e Luis Figo me fanellën e bardhë në Camp Nou apo ndeshjen e parë pas pandemisë.

Sipas MARCA, ky vendim vjen për faktin se pritja do të jetë mjaft armiqësore dhe synimi është që të shmangen çdo problem.

Lojtarët dhe trajnerët e Real Madrid-it nuk do të jenë vetëm në Camp Nou pasi në këtë ndeshje do të ketë drejtorë, por është preferuar që Florentino Perez, i cili është kreu i dukshëm i bardhezinjve, të mos jetë aty.

E gjitha kjo tregon se marrëdhëniet mes drejtuesve të të dy klubeve kanë pësuar një hap të qartë mbrapa javët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore