Shqipëria

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës, AKMC-ja këshillon banorët


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri, mesditën e 21 janarit, ka këshilluar banorët, të cilët jetojnë në zona ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, se si të veprojnë.

Ajo që banorët duhet të bëjnë, përpara bllokimit nga dëbora, sipas AKMC-së është që të sigurojnë ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake të paktën për dy javë.

“Të sigurojmë nga ngrirja rrjetin e tubacioneve të ujit të pijshëm”, vijon AKMC-ja.

Mund të jetë një imazh i teksti

Po ashtu, AKMC-ja këshillon banorët që duhet të kenë një paketë të ndihmës së shpejtë për çdo rast emergjent.

E rëndësishme është që mjeti celular të ketë bateri dhe numri i shërbimeve emergjente të jetë i regjistruar.

Çfarë duhet bërë gjatë bllokimit nga dëbora?

Në vijim AKMC-ja jep edhe disa udhëzime se çfarë duhet të bëhet gjatë kohës së bllokimit nga dëbora.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Të sigurojmë vazhdimisht ngrohje të banesës dhe ndriçim i pandërprerë në dhomën ku kemi të moshuar, fëmijë apo persona të sëmurë’, thekson ajo.

Po ashtu, banorët duhet të mbajnë hapur rrugët e tyre dhe të informohen në çdo kohë për situatën dhe veprimet e ekipit të menaxhimit të emergjencës në bashkinë përkatëse.

Ngrohja, sipas saj, nuk duhet të mungojë as në ambientet ku qëndrojnë kafshët e tyre shtëpiake.

Mund të jetë një imazh i teksti

Pas bllokimit nga dëbora, AKMC-ja vijon këshillën që çatitë e shtëpive duhet të pastrohen në mënyrë të vazhdueshme nga dëbora.

“Të krijojmë kushte për strehimin e ekipeve të emergjencës, kur kjo gjë kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe të njësisë vendore”, udhëzon ajo.

Në përfundim, ajo apelon që ndihma e komunitetit për ekipet e emergjencës është thelbësore dhe informimi për situatën e familjarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore