Sport

Telefonata që e ndan Xavi-n nga rikthimi te Barcelona


Sipas shumë mediave spanjolle, Xavi po pret telefonatën nga Barcelona dhe përgjigjja e tij do të jetë po.

Legjenda e klubit katalunas, tani është favoriti për t’u ulur në stolin e tyre.

Barcelona e shkarkoi mbrëmë trajnerin holandez, Ronald Koeman, pas një periudhe një vjeç e gjysmë të tij në klub.

Ata menjëherë kanë nisur bisedimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Dhe, mediat më të afërta me klubin spanjoll raportojnë që emri favorit për ta zëvendësuar Koeman-in është Xavi Hernandez.

Xavi e dëshiron rikthimin në klub dhe Barcelona e dëshiron emërimin e tij.

Firmosja e kontratës tani është vetëm çështje ditësh.

Sipas Helena Condis, gazetare e afërt me bordin e Barcelonës, Xavi do të jetë trajner i Barcelonës për herë të parë përballë Celta-s, më 6 nëntor.

Deri atëherë, Barcelona do të jetojë me një trajner tjetër për dy ndeshje, që pritet të jetë Sergi Brajuan i Barcelonës B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore