Lajme

Telefonata e parë Biden-Putin, konfrontohen udhëheqësit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara(SHBA), Joe Biden, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin. Biden u përball me Putin-in për një seri çështjesh që lidhen më sulmet massive kibernetike.  Dy udhëheqësit u konfrontuan dhe për helmimin e dyshuar figurës kryesore të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Sekretari i Shtypit i Biden-it, Jen Psaki, tha se Biden zhvilloi këtë telefonatë me synimin për të diskutuar lidhur me traktatin bërthamor New Start. Traktati ka për synim kufizimin e testimit të armëve bërthamore nga SHBA-ja dhe Rusia. Administrata e Biden-it synon ta zgjasë këtë traktat.  U diskutua për agresionin rus në Ukrainë; sulmin kibernetik Solar winds; raportet se Rusia  lidhje me sulmet e trupave amerikane në Afganistan; ndërhyrjet  e Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së; dhe helmimin e Alexei Navalny-t.

Gjatë vitit të kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane.  Nuk ka informacione nëse vrasjet  mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit. Thyerja e sigurisë, Solarwinds, mendohet të ketë qenë edhe më keq nga sa mendohej fillimisht. 250 agjenci federale, biznese dhe korporatat  mendohet se janë goditur.

“Qëllimi i Biden-it  ishte t’i bënte të qartë Rusisë se  SHBA-ja do të vepronte  në mënyrë të vendosur për të mbrojtur interesat kombëtare të SHBA-së, përkundrejt veprimeve dashakeqe nga shteti rus” , deklaroi Sekretari i Shtypit.

Lista e gjatë e çështjeve  të trajtuara në bisedën e parë të Biden me Putin ilustron gjendjen e trazuar të marrëdhënieve  midis Washington-it dhe Moskës që presidenti trashëgoi nga administrata e mëparshme. Biden-i ka akuzuar paraardhësin e tij, ish-presidentin Donald Trump, se ishte shumë i dobët ndaj Rusisë. Ai e akuzoi ish-presidentin si “qenushin e Putinit” në një prej debateve zgjedhorë.

Biden shpreson të mbajë një qëndrim të fortë me Putinin, thonë  zyrtarët. Ai ka urdhëruar agjencitë e administratës  të rishikojnë çështjet që lidhen me Rusinë. Biden mund të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Presidenti ka bërë një përpjekje fillestare për diplomaci për zgjatjen e  traktatin bërthamor.

“Konstatoj se të dy mund të veprojmë në interesin e ndërsjelltë të vendeve tona. Fillimisht duke zgjatur traktatin New Start. SHBA-ja duhet t`ia bëjë të qartë Rusisë se është mjaft e shqetësuar për  politikat dhe sjelljen e tyre, qoftë për Navalny-n, për sulmin kibernetik Solar Winds ose për raportin e sulmeve ruse ndaj trupave amerikane në Afganistan”, tha ai për gazetarët më 25 janar.

Telefonata midis Biden-it dhe Putin-it erdhi me kërkesën  e Moskës, sipas një burimi. Ai tha se Biden dëshironte të bisedonte me udhëheqësit në Evropë dhe këshilltarët e tij përpara se të merrte në telefon me Putin-in.

Kremlini kërkoi  një telefonatë menjëherë pasi Biden-i mori detyrën javën e kaluar. Kjo është një procedurë  standarde për udhëheqësit e huaj që shpresojnë të flasin me presidentin e ri.

Biden zhvilloi në telefonatë dhe me Jens Stoltenberg-un, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Ai pati një bisedë simbolike duke marrë  parasysh rolin e bllokut të mbrojtjes në mbrojtjen kundër agresionit rus në Evropë.

Biden ka folur gjithashtu me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka diskutuar më ta edhe çështje që lidhen me Rusinë.

Putini ishte një nga udhëheqësit e fundit botërorë që uroi Biden-in për fitoren e presidencës. Ai priti derisa të ishte e qartë që Trump-i kishte humbur numërimin e Kolegjit Zgjedhor për të përshëndetur zyrtarisht për fitoren./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore