Aplikacione

Telefonat mund të hacker-ohen përmes ndriçuesit elektrik


Avast, kompani e mbrojtjes së sigurisë kibernetike, ka raportuar se aplikacionet e ndriçuesit elektrik mund të rrezikojnë sigurinë e telefonave Android përmes sulmeve kibernetike.

Përmes lejeve që kërkohen nga aplikacioni për të funksionuar, siç janë lejimi i regjistrimit audio apo informacionet e kontaktit, arrihet të instalohen viruse të cilat cënojnë sigurinë e aparatit.

Avast shqyrtoi 937 aplikacione të ndriçuesëve elektrikë të cilët kanë qenë dhe janë në dispozicion në Google Play Store. Prej tyre u identifikuan 1 miliard telefona Android që ishin prekur nga sulmet kibernetike.

“Shpesh nuk janë vetëm zhvilluesit e aplikacioneve që fitojnë akses te të dhënat e përdoruesëve kur shkarkojnë një aplikacion”, shpjegon Luis Corrons, specialist i sigurisë kibernetike në Avast, “por edhe partnerët e reklamave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore