Sport

Telashet për Bayern-in skanë të mbaruar


Lucas Hernandez-i dhe Leon Goretzka mbeten në dyshim përballë PSG-së, në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Bayern Munich-ut, Hansi Flick, shpreson që të dy lojtarët të rikuperohen sa më shpejtë, për t’i pasur në dispozicion.

Hernadnez-i dhe Goretzka pësuan dëmtime në ndeshjen e parë përballë PSG-së, ku bavarezët humbën 2-3 dhe munguan në fundjavë në Bundesligë, përballë Union Berlin-it, e përfunduar 1-1.

Duke folur pas ndeshjes me Union-in, Flick-u tha se shpresonte që lojtarët t’i kishte gati në mesjavë përballë PSG-së.

“Unë kam shumë shpresë për Luca Hernandez-in, sepse mori një dëmtim më të lehtë. Me Leon-in nuk mund të rrezikojmë, sepse mori një dëmtim muskulor. Thjesht duhet të presim për të parë nëse mjekët japin dritën jeshile”, tha Flick-u.

Jerome Boateng-u dhe Kingsley Coman-i janë gjithashtu në dyshim përballë PSG-së, pasi në ndeshjen kundër Union-it u detyruan të largohen nga fusha të dëmtuar.

“Jerome pati disa probleme në gju. Coman-i mori një goditje në pjesën e sipërme të fibulës së tij dhe kishte disa probleme. Por unë nuk mendoj se është diçka serioze”, tha tekniku.

Bayern-i do të jetë gjithashtu pa Robert Lewandowski-n, Niklas Sule-n, Marc Roca-n, Serge Gnabry-n, Corentin Tolisso-n dhe Douglas Costa-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore